Shorti do të hidhet në ora 12:00

Shorti do të hidhet në ora 12:00

Sot do të hidhet shorti i gjysmëfinalistëve të Digitalb Kupës së Kosovës. Në garë janë katër skuadra: Prishtina që në çerekfinale eleminoi me lehtësi Vushtrrinë 4:1, Drenica befasoi Gjilanin e milionerëve me rezultat 2:0, Ballkani kampioni vjeshtor që u kualifikua pasi eliminoi Dukagjinin me rezultat 2:0 dhe Feronikeli që në fund siguroi kualifikimin ndaj Lirisë.

Shorti do të hidhet në zyret FFK-së, me datë 18.02.2019 në ora 12:00.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen me kthim, takimet e para do të jenë 8, ndërsa ndeshjet e dyta me datë 22 prill.