Viti 2020 përveç që ishte mjaft produktiv për artistin e njohur, Ledri Vula, ishte edhe viti, në të cilin mori epitetin baba.

Sa i përket projekteve muzikore, artisti nuk po di të ndalet. Ai sonte do të publikojë projektin e radhës.

Kënga titullohet “SOT SOT SOT” dhe do të publikohet në orën 20:00, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Reperi Vula po shijon momentet më të mira pas ardhjes në jetë të vajzës, Poem Blu, e cila u lind më 14 dhjetor.

Ndryshe, Ledri Vula në muajin tetor ka publikuar projektin e veçantë “Si baba”, të cilin ia ka dedikuar vajzës së tij, e cila po vinte në jetë./21Media