Disneyland në Shanghai është rihapur sot pas mbylljes nga pandemia Covid-19 më shumë se tre muaj. Ky Disney është i pari që u rihap nga gjashtë vendpushimet kryesore argëtuese në të gjithë botën për të mirëpritur vizitorët përsëri, shkruan rtv21.tv.

Në park u panë një numër vizitorësh të cilët duhej të regjistronin biletat, të kontrollonin temperaturat e tyre gjatë mbërritjes dhe të tregonin një kod QR qeveritar të krijuar për të provuar se nuk paraqesin rrezik për shëndetin.

Vendpushimi Disney në qendrën financiare të Kinës u mbyll më 25 janar për shkak të epidemisë së virusit.

Stafi po mbajnë shenja që udhëzojnë vizitorët për distancë sociale.

Disney tha se do të ketë frekuencë të rritur të sanitacionit dhe dezinfektimit dhe parku do të kufizojë ose pezullojë shfaqjet që shpesh përfshijnë ndërveprimin midis vizitorëve dhe personazheve siç është Mickey Mouse./21Media