Sot në Malishevë janë kryer edhe nënte testime, të cilat kanë rezultuar negativ.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë bërë nëntë teste të rasteve të kontaktit për COVID-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative. Ky përbën një lajm të mirë për të gjitha këto raste të kontaktit me rastin e djeshëm, ku pas një muaji qetësie në Malishevë, është paraqitur një rast i ri me COVID-19.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas njoftimit të komunës së Malishevës, gjendja me Covid-19 është si vijon: 77 të prekur, prej tyre 74 janë shëruar plotësisht, 2 raste janë aktive dhe një rast ka përfunduar me fatalitet./21Media