Dy vëllezërit nga fshati Ratishë e Deçanit që goditën për vdekje nga treni në Gjermani, do të varrosen sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në “Facebook”.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se, nesër ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj , në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit. Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike”, ka shkruar Ramosaj.

Dy vëllezërit, njëri 13 e tjetri 17 vjeç vdiqën më 13 tetor si pasojë e goditjes nga treni në statcionin Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë./21Media