Gjatë ditës së djeshme në rrethana tragjike ka ndërruar jetë oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Skender Hajdari. Sipas informacioneve të para, nënkoloneli nga Mitrovica dyshohet se është vetëplagosur dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në QKUK.

Sipas një njoftimi të Minstrisë së Mbrojtjes, atij do t’i jepet lamtumira e fundit në ora 18:00 në varrezat në Shipol -Komuna e Mitrovicës, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Por fillimisht do të ketë homazhe nga njësitë e FSK-së.

Skender Hajdari ka lindur më fshatin Zjaqë, Komuna e Mitrovicës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës. Pas transformimit ka shërbyer në Trupat e Mbrojtëse të Kosovës në Zonën e Katërt të Mbrojtjes. Që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra në pozita të larta në Shtabin e Përgjithshëm dhe së fundmi ishte me shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes.

I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë./21Media