Sot do të vazhdoj Liga e Kombeve sa i përket grupeve A, B dhe C, me disa ndeshje interesante në kuadër të programit.

Një ndër ndeshjet që zhvillohet sonte është edhe ajo mes Kosovës dhe Moldavisë në kuadër të Grupit C me fillim nga ora 20:45, e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Po ashtu, e paraparë për sot është edhe përballja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e cila starton nga ora 16:00, dhe do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Programi i të gjitha ndeshjeve të ditës së sotme së bashku me orar të tyre është i bashkangjitur më poshtë:

Grupi A

Belgjikë – Danimarkë 20:45 (King Baudouin Stadium)

Bosnja dhe Hercegovina – Italia 20:45 (Stadion Grbavica)

Anglia – Islanda 20:45 (Wembley Stadium)

Polonia – Holanda 20:45 (Stadion Śląski)

Grupi B

Austria – Norvegjia 20:45 (Ernst Happel Stadion)

Republika Çeke – Sllovakia 20:45 (Doosan Arena)

Hungaria – Turqia 20:45 (Puskás Aréna)

Irlanda – Bullgaria 20:45 (Aviva Stadium)

Izraeli – Skocia 20:45 (Netanya Stadium)

Irlanda Veriore – Rumania 20:45 (Windsor Park)

Serbia – Rusia 20:45 (Stadion Rajko Mitić)

Uellsi – Finlanda 20:45 (Cardiff City Stadium)

Grupi C

Shqipëria – Bjellorusia 16:00 (Air Albania Stadium)

Kazakistani – Lituania 16:00 (Almaty Ortalyk Stadion)

Armenia – Maqedonia Veriore 18:00 (Neo GSP Stadium)

Gjeorgjia – Estonia 18:00 (Batumi Stadium)

Greqia – Sllovenia 20:45 (Georgios Kamaras Stadium)

Kosova – Moldavia 20:45 (Fadil Vokrri Stadium)./KP