Në këtë rast akuzohen 61 persona, përfshirë edhe ish-ministrin e Shëndetësisë

Në këtë rast akuzohen 61 persona, përfshirë edhe ish-ministrin e Shëndetësisë

Rasti “Stenta”  ku të akuzuar janë ish-ministri i Shëndetësisë dhe 60 të tjerë, shumica e të cilëve doktorë, pritet të vazhdojë sot nga pika zero.

Ndryshe në rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë dhe 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Pjesë e këtij gjykimi janë ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie, Gani Shabani që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej  4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës./Kallxo.com