Sot vendoset nëse do përsëriten zgjedhjet në disa vende të Shqipërisë

 

Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Shqipëri do të marrë vendimin nësë do të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës.

Raporti i të dhënave të kryqëzuar për Gjirokastren, nga ku rezultojnë 74 raste të dyshimta të votimit të dyfishtë, është lexuar në këndvështrime të ndryshme nga PS dhe opozita.

Madje edhe anëtarët e KAS-it ishin të ndarë në këtë çështje.

Për t’i dhënë përgjigje nësë 12 shenjat e gishtërinjve për 70 firma elektronike i takojnë operatorëve të KQZ apo janë tentativa të votuesve, PS dhe KAS kërkoi praninë e nënkomisioneres Lealba Pelinku.

3 anëtarët e KAS-it sërish refuzuan kërkesën e PD për të marrë informacion nga institucionet e tjera për qarkun e Vlorës, ndërsa pranuan për të marrë raportin nga KQZ nga pajisja PEI.

Për sa i përket Beratit, kandidati i LSI-së, Ardit Çela, i cili nuk ka arritur të marrë mandatin  për 77 vota, me anë të një postimi në facebook akuzon KQZ se ka futur duart në procesin zgjedhor.

Për KZAZ 66 në Berat, Çela publikon dy proceverbale të cilat pavarësisht se i korrespondojnë të njëjtës Qendër Votimi, numri i fletëve të votimit nga marrja në dorëzim deri në në mbyllje ka ndryshuar me 38 fletë./oranews

Back to top button