Neymar, i cili goditi Alvaro Gonzalez pas kokës mund të marrë një dënim të ashpër.

Për Paredes dhe Benedetto, të përjashtuar për sjellje jo-sportive, priten sanksione më të lehta. Në çdo rast, Neymar, Paredes dhe Kurzawa nuk do të luajnë në takimin PSG-Metz dhe as Amavi dhe Benedetto nuk do të luajnë nesër ndaj Saint-Etienne.

Përveç dëbimeve, Komisioni Disiplinor i Ligue 1 mund të fillojë një hetim prej disa javësh, duke u mbështetur në imazhe të TV, për shembull, për të sqaruar akuzat e racizmit që Neymar bëri kundër Álvaro González.

Komisioni Disiplinor i Ligës Franceze (LFP) do të mblidhet sot për të vendosur mbi sanksionet për brazilianin dhe katër të tjerët të përjashtuarit.