Xhiro e 25-të ka filluar ditën e premte, ku skuadra lidere, Drita, ka triumfuar me lehtësi përballë Ferizajt, e cila kishte udhëtuar në Gjilan vetëm për turizëm.

Ndërsa gjatë ditës së sotme do të luhen tri ndeshje.

Dueli më interesant pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”, ku Drenica do të jetë nikoqire e Flamurtarit. Dy skuadrat “kuqezi” do tentojnë që t’i rrëmbejnë pikët maksimal dhe të bëjnë një hap para në luftën për mbijetesë.

Ndeshja tjetër interesante do të zhvillohet në Gjilani, ku skuadra me po të njëjtin emër e pret ekipin e Vushtrrisë. Edhe pse Gjilani cilësohet ‘favorit në letër’, djelmoshat vushtrrias kanë ditur shumë here t’i shkaktojnë problem kundërshtarëve këtë sezon.

Ndërsa, ndeshja e tretë e cila është në programin e të shtunës zhvillohen nën ndriçimin e reflektorëve në “Fadil Vokrri”. Prishtina do të ballafaqohet me skuadrën e fundit në tabelë, Dukagjinin.

Drenica – Flamurtari dhe Gjilani – Vushtrria, ndeshjet do t’i zhvillojnë nga ora 17:00. Kurse, Prishtina – Dukagjini, zhvillohet në ora 19:00.