Southgate i lumtur me mikpritjen por kërkon fitore nesër

Southgate i lumtur me mikpritjen por kërkon fitore nesër

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate tha se është mëkat që “Dardanët” nuk arritën të kualifikohen.

“Nesër është një festë për Kosovën, mëkat që nuk do të jetë në gjendje që të kualifikohet përmes kësaj faze, por presioni nga lojtarët tani është shkarkuar”, deklaroi ai në një konferencë për media.

Tutje ai deklaroi se është i lumtur që gjendet në Kosovë dhe pritjen që iu është bërë.

“Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Jemi pritur në mënyrë të ngrohtë nga tifozët në aeroport dhe rrugës për në hotel. Gjithashtu trupat ushtarake britanike na kanë pritur aty.”,, tha Southgate.

Megjithëse nesër pret një pritje edhe më të madhe ai shprehet se tifozët do të jenë krah ekipit të tyre.

“Kemi besimin se do të kemi një mikpritje të jashtëzakonshme, por gjatë ndeshjes jam i sigurt se tifozët do të jenë prapa ekipit të tyre”, tha Southgate.

Duke folur për Kombëtaren e Kosovës dhe lojën e tyre. Sothgate tha se nuk është i befasuar me suksesin dhe lojën e Kosovës.

“S’jam befasuar kur Kosova e mposhti Çekinë në shtëpi, e dimë se çfarë kualiteti ka treguar Kosova edhe në Southampton. Ata do të reagojnë tani pas humbjes së fundit dhe do të duan të fitojnë ndeshjen e nesërme, dhe pres një ndeshje shumë të vështirë”, deklaroi trajneri i Anglisë.

Edhe pse Anglia është kualifikuar Southgate tha se ekipi i tij edhe nesër duan fitore./21Media