Italia është shteti më i prekur në Europë nga pandemia COVID-19.

Italia është shteti më i prekur në Europë nga pandemia COVID-19.

Shkaku i përhapjes së madhe të coronavirusit në Itali, gjasat që të rinisin ngjarjet sportive janë të vogla.

Ministri i Sportit i Italisë, Vicenzo Spadofora ka thënë se është jo reale që të rifillojnë ndeshjet në Serie A më 3 maj.

“Është jo reale të rinisin ndeshjet më 3 maj. Nesër, unë do të propozoj vazhdimin e ndalesës së garave sportive për të gjitha nivelet deri në fund të prillit. Do të zgjeroj këtë shtyrje edhe te seancat stërvitore, ku nuk ndërhymë pasi ishte mundësia e organizimit të Lojërave Olimpike”,ka thënë Spadafora për “La Repubblica.

Spadafora i ka paralajmëruar klubet e Serie A, se nuk do jetë asgjë si më parë. Ai po ashtu ka treguar se do ndihmohen klubet e niveleve amatore me 400 milionë euro.

“Vetëm futbolli nuk është sport dhe futbolli nuk është vetëm Serie A. Unë do të përpilojë një plan të jashtëzakonshëm 400 milionë euro për të ndihmuar nivelin amator, një fabrikë që jam i sigurt se do të jetë një nga motorët prapa rilindjes. Për Serie A, klubet duhet të kuptojnë se pas krizës, asgjë nuk do të jetë si më parë”, ka treguar Vicenzo Spadafora./kallxo