Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçit, dhe arrestimet e Gjykatës Speciale.

Politologu Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Gjykata Speciale nuk është diçka që i konvenon Serbisë.

“Gjykata Speciale nuk është diçka që i konvenon Serbisë dhe pushtetit në Beograd, n’ fakt pushtetit në Beograd i ka konvenuar gjithmonë që të ketë hapsirë për akuza qe t thonë se Kosovën udhëheqin kriminel”, ka thënë Spahiu./21Media