Spanja fiton ndaj Çekisë

Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, përfaqësuesja e Spanjës ka mposhtur në shtëpi Çekinë me rezultatin 2:0.
Në minutën e 24-të, Carlos Soler shënoi për 1:0. Golin e dytë vendasit e realizuan përmes Pablo Sarabia në minutën e 70-të.
Me këtë fitore Spanja renditet në pozitën e parë me tetë pikë në Grupin 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Çekia mban pozitën e tretë me katër pikë./21Media

Back to top button