Spanja ka nisur të rihapë industrinë e saj të turizmit, duke hequr kufizimet për vizitorët nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Të gjithë turistët që do të vijnë, do t’iu matet temperatura në aeroporti, do t’iu merren të dhënat nëse ata kanë qenë të infektuar me koronavirus dhe detajet e tjera personale.

Me heqjen e kufizimeve, Spanja i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, që ishte në fuqi për tre muaj.

Megjithatë, maskat e fytyrës duhet të mbahen në ato vende publike ku distancimi fizik është i pamundur që të mbahet.

Spanja ka regjistruar mbi 245,000 të infektuar me koronavirus dhe 28,000 të vdekur nga ky virus.