Më shumë se tre milionë njerëz në Madrid kanë pasur kufizime të reja, pasi që Spanja po përpiqet të kontrollojë valën e dytë më serioze në Evropë.

Nga kjo fundjavë, njerëzit mund të udhëtojnë jashtë rrethit të tyre të shtëpisë vetëm për udhëtime thelbësore, transmeton rtv21.tv.

Baret dhe restorantet nuk mund të shërbejnë pas orës 22:00. Dhe maksimum një grup prej gjashtë personave lejohet të takohen në çdo mjedis.

Masat janë kërkuar nga qeveria federale e Spanjës.

Ato gjithashtu hyjnë në fuqi në nëntë qytete përreth kryeqytetit.

Kufizimet janë rezistuar nga autoritetet e qytetit të Madridit, të cilët u përpoqën të përdorin gjykatat për të bllokuar imponimin e tyre.

Ministri i drejtësisë i Madridit tha se kjo do t’i kushtonte ekonomisë së kryeqytetit 8 miliardë euro, ndërsa presidenti rajonal Isabel Díaz Ayuso shkroi në Twitter: “Faleminderit për kaosin, [Kryeministri] Pedro Sánchez”./21Media