Në Madrid u përkujtuan me një ceremoni shtetërore viktimat e pandemisë së koronavirusit. Homazhet i kryesoi mbreti Felipe VI, ndërsa në ceremoni morën pjesë edhe drejtuesit kryesorë të BE-së dhe të OKB-së. Spanja është një prej vendeve të goditur më keq në Europë nga pandemia e koronavirusit, që u mori jetën mbi 28 mijë vetave.

Spanja zhvilloi homazhe shtetërore për viktimat e koronavirusit me një ceremoni shtetërore të ndjekur edhe nga mbreti Felipe VI dhe të ftuar të tjerë të nivelit të lartë. Ceremonia u zhvillua një ditë përpara fillimit të samitit të BE-s.

Ceremonia e posaçme në Madrid u mbajt për të përkujtuar mbi 28 mijë viktimat e koronavirusit. Nderimet u mbajtën në sheshin “Armory” të kryeqytetit spanjoll me pjesëmarrjen e rreth 400 të ftuarve.

Qeveria spanjolle njoftoi më herët se ceremonia zhvillohet gjithashtu për të nderuar punonjësit e shëndetësisë që humbën jetën në përballjen me virusin dhe ata që vazhdojë t’u shërbejnë pacientëve, raporto nOra News.

Spanja është një prej vendeve të goditur më keq në Europë nga pandemia e koronavirusit. Muajin e kaluar vendi hoqi kufizimet e vendosura për të penguar përhapjen e virusit, por tani kanë filluar të shfaqen vatra të reja. Shkak për këtë dyshohet se është edhe hapja e turizmit dhe lejimi i turistëve nëpër ishujt e vendit.

Ndër të ftuarit ishte presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Gjithashtu morën marrin pjesë edhe shumë të afërm të viktimave si dhe përfaqësues të sektorëve kryesorë ekonomikë. /kp