"Senati ka bërë diçka që është e re, votim nga distanca, respektivisht me video"

“Senati ka bërë diçka që është e re, votim nga distanca, respektivisht me video”

Senati Spanjoll me 0 vota kundër, ka miratuar Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, raporton TV21.

“Senati spanjoll sapo ratifikoi Pratokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, me 0 vota kundër. Falënderoj Senatin spanjoll dhe ministrinë e Punëve të Jashtme që edhe përkundër gjendjes aktuale, ka vendosur në rend të ditës Protokollin”, theksoi mes tjerash ministri Dimitrov.

Ambasadori spanjoll në Maqedoni, Lorenco Soreka kërkoi falje për vonesën e miratimit duke i potencuar arsyen kryesore të shtyrjes, zgjedhjeve dhe formimi i Qeverisë spanjolle.

“Siç tha ministri, Spanja po kalon në kohë të vështirë, Senati ka bërë diçka që është e re, votim nga distanca, respektivisht me video. Ratifikimi i vonuar i Spanjës është si pasojë e rrethanave që u krijuan pasi vendi jonë zgjedhjet e prillit i përsëriti në nëntor dhe kjo paraqiti problem”, tha mes tjerash ambasadori Soreka./21Media