Spanjë 1-1 Gjermani, notat e lojtarëve

Ka përfunduar me barazim 1-1 sfida e zjarrtë e zhvilluar në stadiumin “Al Bayt” ndërmjet dy gjigantëve evropiane, Spanjës dhe Gjermanisë.
Ky rezultat lë të hapur të gjitha mundësitë për të gjitha skuadrat që kualifikimi të vendoset në rrethin e fundit të ndeshjeve të grupit E.
Përkundër se ndeshja ishte e shpejtë dhe me shumë raste shënimi, pjesa e parë përfundoi ma gola, 0-0.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 62’ kur i sapo inkuadruari në lojë, Alvaro Morata shënoi për epërsinë e Spanjës 1-0.
Reagimi i gjermanëve erdhe shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes kur Fullkrug realizoi gol të bukur nga brenda zonës për ta bërë ndeshjen edhe më të zjarrtë në minutat e mbetura, por deri në fund nuk u shënua asnjë gol tjetër dhe skuadrat morën vetëm nga një pikë.
Lojtari më i vlerësuar në këtë ballafaqim ishte mbrojtësi i krahut të majtë të Spanjës Jordi Alba i cili mori notën e lartë 7.9.
Këto ishin notat e të gjithë lojtarëve pas kësaj ndeshje:
Kështu, grupi E kryesohet nga Spanja me katër pikë, Japonia dhe Kosta Rika kanë nga katër sosh, kurse Gjermania është e fundit me vetëm një pikë.

Back to top button