Testimi pritet të bëhet të martën

Testimi pritet të bëhet të martën

Kyeministri teknik, Oliver Spasovski i ftuar në ClickPlus në TV21 tregoi se të martën do testohet për të parë nëse është i prekur me koronavirus ose jo.

“Testimi duhet të bëhet pasi të kalojnë disa ditë nga kontakti që kemi pasur e kjo me shumë gjasa do të ndodhë të martën”, tha Spasovski në ClickPlus.

Testin kryeministri teknik do ta kryejë pasi dje bashkë me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe Ministrin e Arsimit, Arbër Ademi kanë qenë për vizitë në Shtabin e Krizës në Kumanovë, ndërsa dje u kuptua se Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski që e drejton këtë shtab, ka rezultuar pozitiv në testin për COVId-19, raporton TV21./21Media