Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka shtyrë publikimin e këngë së re për shkak të zhvillimeve të sotme në vendin tonë.

Ai tha se sot duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kënga ‘Mungon’ e planifikuar të publikohet sot në orën 12:00, pas zhvillimeve të sotme në Kosovë shtyhet për disa ditë. Sot duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Genc Prelvukaj në InstaStory.

Kënga “Mungon” e cila ishte planifikuar të publikohej sot, është kënga e parë me videoklip e albumit “Gentivs II” të Genc Prelvukajt./21Media

 

View this post on Instagram

 

“Mungon” Me date 1 Nentor Kenga e pare me videospot e albumit “Gentivs II” Special Thanx : @adriatikhotel Stay tuned

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on