Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, ku është kryetar Eliot Engel, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës në Kosovë në vitet 1998-2000.

Përmes një postimi në Twitter, ky komitet ka thënë se profesori i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, flet me të drejtë kur thotë se Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës në vitet 1998-2000.

“Daniel Serwer ka të drejtë. Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-200, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion, përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe. Për këtë arsye njerëzit po e quajnë një ‘gjykatë etnike’”, thuhet në postim e Komitetit të bërë në twitter.