Mediat shqiptare raportojnë sot se prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë, mund të lëshojnë fletarrestime edhe për shtetasit e Shqipërisë.

Sipas mediave në Tiranë, prokurori special Jack Smith mund të ketë një listë me emra personash që do tu duhet të përballen me krime lufte.

Duke cituar burime diplomatike, raportohet se Shqipëria më 1998 kishte marr vendim për armatosjen e UÇK-së dhe vënien në dispozicion të bazave për qëllime prapavije në verilindje të Shqipërisë.

Me këtë vendim, siç shkruajnë mediat në Tiranë, gjatë luftës u mundësua dhe u lejua UCK-ja që të ngrit burgje në territorin e Shqipërisë, ndërsa në këto burgje dyshohet se janë kryer krime.

Në aktakuzën e publikuar dje nga GJykata Speciale e Hagës, Hagës krahas burgjeve të UÇK në territorin e Kosovës, përmenden edhe tre burgje në Kukës, Has dhe Cahan të Tropojës ku prokurorët pretendojnë se janë kryer krime lufte.