Prokuroria pretendon se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje

Prokuroria pretendon se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje

Prokuroria Speciale në Hagë, ngriti aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit. Prokuroria pretendon se Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës për krime lufte.
Në njoftimin nga Haga thuhet se një gjykatës i procedurës paraprake është duke e shqyrtuar aktakuzën dhe do të marrë vendim nëse do ta konfirmojë atë ose jo.
Nga njohësit e drejtësisë në Kosovë, publikimi i aktakuzës ende pa u konfirmuar, po cilësohet si gabim skandaloz./21MEDIA