Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve te tyre.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj këtë e ka arsyetuar me gjendjen aktuale në vend, shkaku i pandemisë derisa ka përmendur edhe mangësitë e projektligjit.

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se nuk është paraparë koha prej kur njihet ky status e as nuk është identifikuar se nga ku mund të alokohen mjetet e nevojshme.

Dy nga anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar kundër mendimit të Qeverisë për mosmiratimin e këtij projektligji.