Titulli i filmit në të cilin aktori Tom Holland paraqitet për të tretën herë me radhë në rolin e Spider-Man, është “Spider-Man: No Way Home”. Lajmin për këtë e bëri të ditur vetë aktori Hollend.

Ky film i cili paraqet ngjarje pas filmave të parë: Homecoming  dhe Far From Home ofron për shikuesit skena të ndryshme, të cilat pa dyshim se do të mirëpriten.

Nuk dihet aq shumë rreth ngjarjeve në të, megjithatë Hollend ka lansuar disa sekuenca në llogarinë e tij në Instagram.

Filmi Spider-Man: No Way Home do të lansohet në kinema nga data 17 dhjetor 2021./21Media