Spitalet e Kosovës pritet të pajisen me rezervuarë të oksigjenit. Kjo u bë e ditur nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi përmes një statusi në Facebook.

Ai ka thënë se rezervuarët e oksigjenit janë zgjidhje afatgjate për spitalet e Kosovës, teksaka bërë të ditur se javën e ardhshme Spitali i Gjilanit do të bëhet me rezervuar të oksigjenit, duke vazhduar me spitalet tjera.

Krasniqi ka thënë se një nga sfidat më të mëdha gjatë kësaj pandemie, jo vetëm për Kosovën por edhe për shtetet tjera.

”Rezervoarët e oksigjenit -zgjidhje afatëgjatë për Spitalet e Kosoves. Tashme u bë 1 vit që prej se bota po perballet me pandeminë COVID
Kosova, me gjithë kapacitetet e kufizuara, me numer të vogel të profesionisteve shëndetësorë dhe infrastrukturë larg standardeve të deshiruara, po arrin te perballojë me sukses këtë pandemi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Rezervoarët e oksigjenit -zgjidhje afatëgjatë për Spitalet e Kosoves.

Tashme u bë 1 vit që prej se bota po perballet…

Posted by Valbon Krasniqi on Saturday, December 26, 2020