Gjendja me virusin është serioze në Maqedoninë e Veriut. Janë mbushur kapacitet spitalore në shumë qytete në vend, si në Kumanovë, ashtu edhe në Shtip e Strumicë. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce. Për këtë arsye është sjell vendim që të shtohen dy reparte në spitalin 8 Shtatori, të zgjerohen kapacitet spitalore në spitalin për fëmijë Kozle.

 “Duke marrë parasysh gjendjen, kemi bërë plan për të siguruar kapacitete shtesë spitalore. Së pari spitali në Kozle do të ketë edhe 40 shtretër dhe do të ketë kuadro të cilët mund të punojnë. Plus 2 reparte  po përgatiten në spitalin 8 shtatori ku do të funksionojnë me kuadrin ekzistues. Shpresoj se do të gjendet mënyrë që të mos rrezikohet pjesa tjetër e punës në spital”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni gjithashtu ka vendosur që të vendoset në funksion edhe një laborator i ri për testime kovid me të cilin do të shtohen testimet në bazë ditore.E kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski tha se ato po bëjnë të pamundurën që t’ju vijnë në ndihmë pacientëve dhe të infektuarve.  Thotë se po punojnë me orare të stërzgjatura, me rotacione por është e kot shton ai nëse qytetarët nuk i respektojnë masat anti covid.

 “Po, sistemi shëndetësor po pëson, ka mundësi të shtohen kapacitet spitalore dhe repartet interne të shndërrohen në reparte Covid, megjithatë gjithçka ka kufirin e vetë. Prandaj apelojmë te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe nëse asgjë tjetër të kemi mirëkuptim për punonjësit shëndetësor sepse ato janë gjithçka që kemi. Nuk kemi punonjës të tjerë me të cilët do të bëjmë ndërrim”, theksoi Zharko Karaxhovski – Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Sipas statistikave të Instituti për Shëndet Publike  rreth 80% e pacientëve të infektuar janë asimptomatik, 12% të tjerë me simptoma të lehta dhe pjesa e mbetur me pasqyrë të rënduar klinike. Ndërsa për 22 viktimat e së dielës, Filipçe tha se nuk i përkasin të gjithë 24 orëshit. Ai pohoi se raportit të 24 orëve të fundit ndonjëherë i thirret edhe viktimave të 1 ose 2 ditë më parë për shkak të rezultatit të vonuar nga tamponi post-mortum./21Media