Për momentin sallat janë jashtë funksionit

Për momentin sallat janë jashtë funksionit

Pas erës së fortë të para dy ditëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pasur dëmtime në kulmin ku gjenden sallat e operacionit dhe reanimimit.

Si pasojë e heqjes së mbulesës së kulmit dhe shiut të dendur janë shkaktuar dëme në instalimin elektrik dhe për momentin sallat janë jashtë funksionit.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë  është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe funksionalizimi i sallave të bëhet sa më parë.

Ndërsa dje, Shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës tha se nga institucionet publike më së shumti ka pësuar çatia e shkollës së rë në fshatin Raushiq.

Era e fortë shkakton dëme në Pejë