Spitali në Ferizaj ndau 35 mijë euro për një aparat të avancuar anestezie

Spitali në Ferizaj, kërkon të blejë një aparat të avancuar të anestezisë me ventilim mbrojtës për mushkëri.
Për blerjen e këtij aparati, Spitali në Ferizaj ka ndarë 35 mijë euro. Blerja e këtij aparati pritet t’i dorëzohet kirurgjisë-anestezi.
Në dhënia e kontratës, kohëzgjatja e furnizimit më këtë aparat është paraparë të jetë prej 90 ditësh.
Sipas njoftimit për kontratë, për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedurë e hapur, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më I ulët.
Me datën 6 maj 2022, është caktuar afati deri kur munden të ofertojnë, kompanitë e interesuara./kallxo

Back to top button