Spiunia ruse që u arrestua në uzinën e Gramshit: Mos më ekstradoni

Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në Gjykatë kërkesën për ekstradimin drejt Rusisë, Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh së bashku me dy persona të tjerë.
Timofeeva akuzohet në Rusi për veprën penale “marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror” dhe është shpallur në kërkim.
Por 34-vjeçarja sipas organit të akuzës, ka refuzuar të japë pëlqimin për t’u ekstraduar.
Svetlana Timofeeva ndodhet në burg pasi së bashku rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov u kapën në muajin gusht në ambientet e uzinës së Gramshit, pasi sulmuan rojet.
Ndaj tre të rinjve rëndojnë dy akuza, ajo e sigurimit të informacionit të falsifikuar dhe goditjes për shkak të detyrës./VizionPlus

Back to top button