Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ua ndan nga 100 euro punëtorëve për festën e Bajramit

Ndërmarrja publike lokale Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka ndarë nga 100 euro për të gjithë punëtorët e saj me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Vendimi për këtë është marrë nga bordi i drejtorëve i kësaj ndërmarrjeje në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe përkushtimin e stafit.

“Me rastin e festës së Bajramit, Bordi i Drejtorëve i NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. Prishtinë ka vendosur të ndajë nga 100€ për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes. Ky është një vlerësim i drejtpërdrejtë për angazhimin dhe përkushtimin e stafit, i cili çdo ditë kontribuon në funksionimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes”- thuhet në njoftim.

Back to top button