Industria e filmit në Brazil ishte e para që ndërpreu aktivitetet për shkak të pandemisë së COVID-19, dhe siç duket do të jetë e fundit që do të fillojë punën për dashamirët e kësaj fushe. Kjo është asyeja pse stadiumi i futbollit Allianz në Sao Paolo, u tranformua në kinema.

Megjithatë dashamirët e filmit, janë të obliguar që t’i përmbahen rregullave për parandalim të përhapjes së virusit edhe në këtë stadium. Ata madje lejohen t’i shikojnë filmat vetëm nga veturat, përcjell rtv21.tv

Në këtë stadium u instaluan altoparlant të mjaftueshëm, ndërkaq numri i veturave të lejuara në këtë vendngjarje është 300.

Njëri prej dashamirëve të filmave që shkoi në këtë stadium futbolli-kinema për të parë film është Alesandro Tesari. Ai për AP ka thënë se është adhurues i futbollit, se adhuron ekipin Palmeiras, dhe se vazhdimisht ka ndjekur ndeshjet e tyre, por se kurrë nuk do ti shonte në mendje se në këtë stadium do të shkonte për të parë film në ekranin e instaluar.

Në këtë stadium futbolli-kinema në Sao Paolo, shfaqen filma klasik, shfaqje të ndryshme, komedi dhe shfaqje teatrale për fëmijë. Ai do të qëndrojë i hapur deri më 19 korrik 2020.

Ndërkaq klientët duhet të paguajnë për këto qëndrime në vetura gjatë sfaqjes së një filmi. Çmimet radhiten nga 23 deri në 100 dollarë, varësisht nga numri i tyre në veturë./21Media