Vdekja e Diego Armando Maradona-s tronditi mbarë botën, sidomos atë të futbollit. Por nëse ka një qytet që e ka dashur më shumë nga çfarë mund të imagjinohet është Napoli.

Në këshillin komunal të Napolit është hedhur propozimi për ndryshimin e emrit të stadiumit San Paolo i Napolit, në stadiumin Diego Armando Maradona. Propozimi është aprovuar nga Komisioni Toponomastik i Bashkisë.

Ndryshe, sot ka dalur autopsia e vdekjes së legjendës së futbollit. Mediat argjentinase shkruajnë se 60-vjeçari vdiq në gjumë, pas një ataku në zemër.