Stano: Kemi ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel, s’kemi ende një datë

Përfaqëquesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka ftuar Kryeminstrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq për takim  në Bruksel. Këtë e ka konfirmuar zëdhënëssi I BE-së, Peter Stano në një konferencë me gazetarë, por nuk ka dhënë hollësi të tjera dhe as një datë të takimit të mundshëm.
“Në disa raste e kemi thënë se do të ketë një takim ndërmjet kryeministrit dhe presidentit. Përfaqësuesi i Lartë I ka ftuar që të dy që të vijnë në Bruksel dhe ne mund t’ua japim një datë të saktë sa më shpejtë të jetë e vendosur”, tha Peter Stano.
Ftesa për Kurtin dhe Vuçiqin erdhi pas prezantimit të një propozimi të ri për marrëveshjen përfdunimtare për të cilën u tha se duhet të përmbyllet brenda një viti. Dokumenti iu dorëzua Prishtinës e Beogradit nga i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, dhe u tha se ka një mbëhstetje të fuqishme nga Gjermania e Franca. Tash për tash nuk dihet se cila është përmbajtja e dokumentit të ri, i cili u cilësua si një propozim franko-gjerman. /21Media 

Back to top button