Stano: Marrëveshja e arritur nuk është fundi i dialogut, por fillimi i punës

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se marrëveshja e arritur të mërkurën mbrëma, nuk është fundi i procesit të dialogut, por fillimi i punës dhe se synimi është të arrihet sa më shpejt normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është me rëndësi të respektohen marrëveshjet e arritura në dialog, është mesazh që BE-ja vazhdimisht u ka dërguar të dyja palëve. Sa i përket hapave të ardhshëm, pas marrëveshjes që është bërë mbrëmë, është me rëndësi të vazhdohet. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka thënë se do të ftojë dy liderët në Bruksel, të punojnë e të vazhdojnë punën për normalizim të marrëdhënieve. Sigurisht puna vazhdon. Nuk është fundi i procesit, marrëveshja e arritur është vetëm fillim i punës, me të cilën shpresojmë ta largojmë këtë gjendje të marrjes së vazhdueshme me krize e të kalojmë në një fazë tjetër, të merremi me çështje më të qëndrueshme”, tha Stano në konferencë për media.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button