Sot votuan personat e infektuar me Covid-19 dhe ata që janë në izolim dhe me këtë u shënua edhe fillimi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, që kësaj here do të zgjat 3 ditë. Për votimin e sotëm janë formuar Këshilla të posaçëm zgjedhor në të cilët ka edhe punëtorë shëndetësor. Zëdhënësi i KSHZ, Admir Shabani, shpjegoi se si do të votohet.

Shabani edhe një herë shpjegoi se fletvotime të vlefshme do të jenë vetëm ata në të cilat është votuar në mënyrë të rregullt.

Nga KSHZ thonë se në disa vendvotime janë vërejtur materiale propaganduese zgjedhore partiake, por se para se të filloj votimi të mërkurën, ata do të hiqen nga Këshillat zgjedhor./21Media