Një statujë e re e Krishtit është duke u ndërtuar në Brazil, e cila pretendohet të jetë më e gjatë se e famshmja statuja Redeemer në Rio de Janeiro.

Punimet kanë filluar tashmë në qytetin jugor të Encantado, gjatësia e saj do të jetë 43 metra me piadestale, që e bënë kështu statujën e tretë të Krishtit më të gjatë në botë.

Koka dhe krahët e zgjeruar janë vendosur si strukturë javës së kaluar, gjë që kishte filluar që nga viti 2019, transmeton rtv21.tv.

Kjo ide erdhi nga politikani, Adroaldo Conzatti, i cili vdiq në mars, si pasojë e Covid-19.

Projekti i cili ka kushtuar 350.000 dollarë në total, pritet të finalizohet në fund të këtij viti.

Po ashtu, nga Asociacioni i grupi i Shokëve të Krishtit, u tha se ky projekt po mbahet në tërësi nga donacionet nga persona individual dhe kompanitë e ndryshme.

Kjo statujë është e gjatë 36m nga dora në dorë, me ç’rast vizitorëve u mundëson të shohin vendin përreth.

Në botë ka shumë statuja të tjera të cilat janë shumë më të gjata, duke përfshirë këtu disa nga më të ndryshmet të Virgin Mary dhe të tjera të Budës./21Media