U tha se institucionet kanë marrë masat e nevojshme

U tha se institucionet kanë marrë masat e nevojshme

Paralajmërimet se mund të ketë mungesë të energjisë për shkak të mungesës së thëngjillit si pasojë e shpronësimeve, u diskutua edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se nuk ka hapësirë për panik, pasi që institucionet përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha masat e veprimit, që të mos ketë pengesa, sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ndërkaq ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala tha se ministria që ai drejton i ka kryer punët që i takojnë sa i përket procesit të shpronësimeve, por sipas tij KEK-u është vonuar në këtë drejtim.

Ndërkaq,  kryeministri në detyrë,  Isa Mustafa kërkoi nga institucionet e vendit që të marrin masa, që vendi oë mos mbet pa furnizim me energji.

Krizën energjetike e ka paralajmëruar vet drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj sipas të cilit nëse nuk veprohet Kosova do të mbes në terr./21Media