“S’të falë” kënga e re nga Skerdi
1 Dhjetor 2020
Artisti i njohur shqiptar, Skerdi Ago ka pyetur fansat e tij nëse janë gati për projektet e reja muzikore që do t’i publikojë.
Skerdi ka thënë që projekti i parë që do të publikojë titullohet “S’të falë”, ndërsa nuk ka bërë të ditur detaje tjera rreth kësaj kënge.
“A jemi gati për projekte të reja? E nisim me ‘S’të falë’ që vjen shumë shpejtë”, ka shkruar Skerdi në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram
Ndryshe, “Amelia” është projekti i fundit muzikor nga Skerdi. Deri tani kënga ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media