Shkrimtari shqiptar, Stefan Çapaliku, do të jetë pjesë e edicionin e tretë të “FICTION FEST”,  nën organizimin e Qendrës për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”

Në mbrëmjen e dytë, me datë 09.10.2020 , do të lexohen tregime e fragmente nga romanet dhe proza artistike e këtyre shkrimtarëve: Ardian Haxhaj, Stefan Çapaliku, Matthias Nawrat, Nava Ebrahimi, Liridon Mulaj dhe Shpresa Qeriqi. Mbrëmja e dytë do të mbahet më datën 09 tetor, 2020, ora 18:00, në restorant “Amaro”, rr. Eqrem Çabej (përballë Fakultetit të Filologjisë-UP), Prishtinë.

Edicioni i tretë i Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës dhe Goethe Institute.

Ndryshe, Stefan Çapaliku u lind në Shkodër në vitin 1965. Ai është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1988. Më 1995 përfundoi doktoraturën e tij. Prej vitit 1998 jeton në Tiranë. Ai është autor i më shumë se njëzet pjesëve dramatike, të cilat i ka përmbledhur në kater vëllime. Ai është nderuar më çmime kombëtare dhe ndërkomëtare dhe është i nominuar për çmimin “Europa” për realitete të reja teatrore. Veprat e tij dramatike, si dhe pjesë nga krijimtaria tjetër gjendet edhe në mjaft gjuhë evropiane.  Ai gjithashtu është edhe poet, prozator dhe studiues arti. Kohët e fundit kontributet e Çapalikut janë shtrirë edhe në regjinë skenike dhe filmike.