Steinmeier anulon vizitën në Poloni për shkak të infektimit me koronavirus

Presidenti gjerman Franz-Walter Steinmeier është detyruar të anulojë një vizitë në Poloni, e planifikuar për nesër, pasi gjatë javës së kaluar rezultoi pozitiv me koronavirus.
Steinmeier shprehu keqardhje që duhej të anulonte vizitën në Poloni, shkruan zyra në një deklaratë dhe shtoi se vizita duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Steinmeier do të udhëtonte për në Krakov, Poloninë jugore, të martën dhe duhej të takohej me presidentin Andrzej Duda./21Media

Back to top button