Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Ligës Angleze, pas fitores së sontme bindëse ndaj Burnleyt, me rezultat 3:0.

Raheem Sterling ka shënuar golin e parë në minutën 35-të. I njëjti lojtar ka shënuar edhe një herë në portën kundërshtare në minutën 49, pas asistimit nga Ferran Torres.

Sterling gjithashtu e ka gjetur veten në rolin e asistentit në minutën 65-të kur Torres ka shënuar golin e tretë dhe të fitores.

Shorti për çerekfinalet e Kupës së Ligës do të hidhet të enjten në mbrëmje.