Stërvitjet e Serbisë pranë kufirit me Kosovën, Shala: Ky veprim ka sinjal

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala, në emisionin ”Click” të RTV21, duke folur për stërvitjet e Serbisë pranë kufirit me Kosovën tha se nuk ka kërcënim, duke shtuar se në këtë veprim ka sinjal dhe heshtje.
“Nuk është kërcënim. Ky veprim ka sinjal edhe heshtje, sinjali është i qartë që Serbia veprimet dhe ushtrimet e tilla do i zhvilloj në periudhën sa më afër në qershor të këtij viti, kur planifikohet të kemi edhe ushtrimin e parë të përbashkët ushtarak në mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë dhe heshtja për këtu është për qudi sepse heshja është faktori ndërkombëtar”, tha Shala./21Media