Steven Spielberg ka marrë mbrojtje nga gjykata pas kërcënimeve të vazhdueshme me vrasje.

Regjisori, 73 vjeçar, më parë paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar mbrojtje kundër një gruaje të quajtur Sarah Char, raporton TMZ.

I njëjti theksoi se ishte informuar nga policia se Char ishte përpjekur të blinte një armë në mënyrë që ta vriste atë.

Dokumentet gjithashtu pretendojnë se gruaja ishte arrestuar më parë për ngacmim, duke bërë kërcënime dhe ndjekje, megjithëse ishte e paqartë nëse ai ishte objektivi i saj i vetëm.

Steven deklaroi se ishte i frikësuar për sigurinë e tij dhe për anëtarët e familjes.

Ndryshe, karriera e Spielberg si regjisor filloi në fund të viteve të 60-ta, kur ai punoi me një numër ikonash të Hollywood-it.

Filmi i tij televiziv “Duel” në vitin 1971 u bë një sukses i papritur, duke e bërë atë njërin nga regjisorët më të admiruar në botë.