Stoltenberg: Po patrullojmë më shumë në Veri, palët të sillen me përgjegjësi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për dërgimin e trupave shtesë të NATO-s në Kosovë pas tensionimin të situatës në veri.

“Bashkimi Evropian na u bashkua si përgjigje ndaj tensioneve të fundit në Kosovë ku NATO ka dislokuar qindra forca rezervë shtesë në operacionin tonë të KFOR-it në javët e fundit, dhe ne po prezantojmë më shumë patrulla në veri të Kosovës”, ka deklaruar ai në konferencën për media pas takimit të ministrave të NATO-s në Bruksel,

Më tej ai ka porositur që Prishtina dhe Beogradi të sillen me përgjegjësi dhe se palët duhet të riangazhohen në dialog./21Media

Back to top button