Stoltenberg: Kosova të mos bëjë hapa të njëanshëm e destabilizues

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se ka folur me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell për Kosovë.

Ai u shpreh se Prishtina dhe Beogradi tani duhet të angazhohen në dialog dhe se Prishtina nuk duhet të ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues.@NATO_KFOR do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt”, shkroi ai në “Twitter”.

Më 26 maj, në komunën e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre. Ndërtesat e këtyre komunave paraprakisht janë përdorur nga strukturat paralele serbe./21Media

Back to top button