Stoltenberg: Qëndrojmë pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë.
Stoltenberg tha se dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara.
“Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar në llogarinë e tij në X, Stoltenberg.