Edhe Dua Lipa i është bashkuar peticionit të kosovarëve për Apple, pasi Apple publikoi një hartë në të cilën nuk ndodhen as Kosova e as Palestina.

“Apple ne jepni përgjigje!!! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo mbështetje e Duas për atdheun e saj duket se i pengoi këngëtares serbe, Kija Kockar, e cila postoi storien e Duas dhe në mbishkrimin e fotografisë u shpreh që ‘Kosova dhe Metohija janë Serbi’.

“Dua Lipa, Kosova dhe Metohija në fakt është Serbi. Kjo është përgjigjia nga Apple. Ju nuk duhet të përhapni urrejtje mes njerëzve, pasi keni një platformë të madhe sociale. Qëndroni në korsinë tuaj”, ka reaguar këngëtarja serbe.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga superylli shqiptar./21Media